Partia Popullore Konservatore e Spanjës (PP) ka zgjedhur Pablo Casado si kryetarin e saj të ri.

Cosado zëvendëson ish-kryeministrin Mariano Rajoy, i cili  rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP. Rajoy u largua si kreu i partisë.

Në votimin e të shtunës, Pablo Casado mundi kundërshtaren Soraya Saenz de Santamaria me 1,701 kundrejt 1,250 votave që mori rivalja e tij nga  ligjvënësit dhe anëtarët e tjerë të lartë të PP-së.

Soraya Saenz de Santamaria shërbeu si zëvendëskryeministre e ish kryeministrit Mariano Rajoy gjatë periudhës së tij gjashtë-vjeçare në detyrë, në krye të qeverisë spanjolle.

Emërimi i Casados, i cili ka premtuar një rigjallërim të gjeneratave të partisë opozitare, shihet si një zhvendosje e konservatorëve të Spanjës drejt të djathtës, duke zgjedhur një tradicionalist si udhëheqës.

Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”.


/Ora News.tv/