Konkursi "Pyet Gjyshërit 2" përmbyll "Ditët e Kujtesës" , shpallen fituesit

Konkursi "Pyet Gjyshërit 2" përmbyll "Ditët e

Konkursi në multimedia"Pyet Gjyshërit 2017", organizuar nga  Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me  Shoqatën e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë "Rinia & Historia",  shpalli të enjten fituesit. Ceremonia e shpalljes së fituesve të  konkursit "Pyet Gjyshërit 2" shënoi mbylljen me sukses  të edicionit të dytë të aktivitetit tetë-ditor DITËT E KUJTESËS. Mbi  250 të rinj nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë aplikuan në këtë  konkurs me mbi 100 punime, por vetëm 33 të rinj arritën të vlerësoheshin  me çmime falë punës së tyre në grup. Pas rreth  dy muajsh konkurrim, juria vendosi të shpërblente të rinjtë duke  vlerësuar punimet e tyre me  8 çmime kryesore(një çmim inkurajues, një çmim rrjeti, tre çmime të treta, dy të dyta dhe një të parë).

Ceremonia  nisi me përshëndetjen e drejtores së  IDMC-ës, Jonila Godole, e cila e  vlerësoi tej mase angazhimin e të rinjve në këtë konkurs duke theksuar  se "të gjithë ishin fitues, pasi përmes kësaj pjesëmarrjeje ata kanë  mundur të kenë një reflektim mbi të  kaluarën, çka pikërisht ka qenë fokusi i këtij organizimi".
 
 Pjesëmarrjen e madhe, e vlerësoi edhe drejtori i fondacionit gjerman  Konrad Adenauer,  Walter Glos,i cili e ka mbështetur këtë konkurs që në  fillimet e veta. Ai shtoi se ndërgjegjësimi dhe reflektimi i të rinjve  mbi të shkuarën është prioritar edhe për KAS,  prandaj do të vazhdojë ta mbështes këtë konkurs edhe më tej.  

Konkursin e këtij viti e përshëndeti nga Tel Avivi (Izrael), Erlisa Kulla, e cila ishte fituesja e edicionit të kaluar.
 
 Juria që vlerësoi punimet përbëhej nga personalitete të nderuara të  medias, shkencës dhe kulturës, si Ilva Tare, gazetare prej më shumë se  20 vitesh, drejtuese e emisionit Tonight në Ora-News, Ylljet Alicka,  autor dhe pedagog i përkushtuar në Akademinë e Arteve  me një eksperiencë të gjatë në kinematografi, si dhe Fatmiroshe  Xhemalaj eksperte e historisë, ambasadore e EUROCLIO (European Association of History Educators)  në Shqipëri, e cila në përshëndetjen e saj inkurajoi të rinjtë që të  vazhdojnë këtë nismë  reflektimi pasi "vetëm duke njohur të kaluarën mund ta kuptojmë të  tashmen". Ylljet Alicka u shpreh se i kishte ndjekur me shumë kënaqësi  të gjitha punimet e pjesëmarrësve, ndërsa, Ilva Tare tha se kishte  mbetur me mbresa dhe besim për brezin e ri.

Çmimet
 Punimi multimedial "Une jam..." u vlerësua nga juria e IDMC me çmimin e  parë, një realizim i Elios Shulit, Marta Gështenjës, Renis Lamit,  Gentian Kojelit dhe Eri Allës, nga shkolla "Sami Frashëri" Tiranë. "Unë jam..."  mori vlerësim maksimal edhe nga  më shumë se 200 të pranishmit në sallë që nuk reshtën së duartrokituri.  Fituesit e çmimit të parë do të kenë tashmë mundësinë e një udhëtimi në  Gjermani për të vizituar vendet e kujtesës atje, ndërsa drejtoresha e  IDMC-ës, premtoi se punimi fitues do të mund  të shfaqet edhe për publikun gjerman. Dy vendet e dyta u vlerësuan me  vizitë studimore në vendet e kujtesës në Shqipëri që do të organziohet  nga IDMC dhe me kupon librash. Tre vendet e treta dhe çmimi i rrjetit u  vlerësuan po ashtu me vizitën studimore në  vendet e kujtesës në Shqipëri, si dhe me kupon librash nga Bukinist.al.  Fituesit e çmimit inkurajues përveç vlerësimit me libra nga Shtepia  Botuese Filaria, do ti bashkohen po ashtu vizitës studimore në Shqipëri.

Të gjithë të rinjtë e vlerësuar me çmime i gjeni si mëposhtë:
 Çmimi i parë
 Punimi multimedial: “Unë jam…”
 1.Elios Shuli
 2.Marta Gështenja
 3.Renis Lami
 4.Gentian Kojeli
 5.Eri Alla
 
 Çmimi i dytë
 Punimi multimedial: “Një hap drejt dritës”
 1.Enis Kalemi
 2.Sindi Leka
 3.Endi Baxhaja
 
 Çmimi i dytë
 Punimi multimedial: "I Burgosur - Pa burg:
 1. Martina Ramadani
 2. Saidi Lamçe
 3. Xhevair Pelivani
 4. Spiro Frasheri
 5. Laura Kadena
 
 Çmimi i tretë
 Punimi multimedial: "Mënyra e jetesës në kohën e komunizmit "
 1.Alesia Baca
 2.Kejsona Idrizi
 3.Xheraldo Kurti
 4.Mergim Kurmeka
 
 Çmimi i tretë
 Punimi multimedial: "Muzika e huaj në diktaturë…. "
 1.Aldi Hidi
 2.Zhaklina Elezaj
 3.Aldo Dervishi
 4.Aranit Lleshi
 5.Donaldo Biba
 
 Çmimi i tretë
 Punimi multimedial: "Pas në kohën e tij"
 1. Anxhela Shehi
 
 Çmimi Inkurajues i “Shoqatës së Mësuesve të Historisë”
 Punimi multimedial: "Gruaja Labinotase- Një skllave e lindur"
 1.Ardit Allushi
 2.Aurora Çili
 2.Denada Hoxha
 4.Jonida Skorra
 5. Jonida Leçaj
 
 Çmimi i rrjetit
 Punimi multimedial: “Pyet Gjyshen”
 1.Anxhelo Zuno
 2. Endi Qose
 3. Kleida Dervishi
 4. Xhuliana Xhaferaj


EMISIONET