Konkurrenca heton bankat: Marrëveshje të fshehtë në kurriz të qytetarëve

Konkurrenca heton bankat: Marrëveshje të fshehtë në kurriz

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të nisë një hetim për disa banka të nivelit të dytë në vend. Verifikimi do të realizohet për shërbimet dhe produktet e ofruara gjatë vitit 2016-2018. Paraprakisht dyshohet se disa institucione financiare dëmtuar konkurrencën në dëm të konsumatorëve.

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të realizojë një hetim të thelluar në bankat e nivelit të dytë i cili do shtrihet nga viti 2016 deri në fund të viti 2018.

Kjo nismë ka ardhur pas dyshimeve se në tregun bankar merren vendime që dëmtojnë konkurrencën në kurriz të konsumatorëve.

Ndër institucionet financiare është dhe Intesa San Paolo.

Nga konstatimet paraprake është vërejtur se interesi i kredive në disa banka të jetë shumë herë më i lartë se interesi i depozitave.

Kjo sjellje sipas Autoritetit të Konkurrencës mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.

Një tjetër element ku do të përqëndrohet hetimi është edhe niveli i komisioneve që aplikojnë bankat për llogaritë rrjedhëse të cilat janë pothuajse të njëjta, kurse normat e interesit janë shumë të ulëta, çka sipas konkurrencës mund ti ketë sjellë dëm tregut.

Pjesë e hetimit parashikohet të jenë edhe interesat apo komisionet që janë vendosur për overdraftet, kreditë konsumatore apo hipotekare.






EMISIONET