Një delegacion i FSHF-së ka qenë prezent në punimet e Kongresit të 42-të të UEFA-s, mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zv.presidenti, Edvin Libohova si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku .

Anëtarët e UEFA-s kanë aprovuar në punimet e këtij Kongresi bilancin financiar të vitit 2016-2017, po kështu kanë miratuar buxhetin për periudhën 2018-2019, teksa janë diskutuar dhe miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara.

Po kështu, presidenti Duka përpara nisjes së punimeve ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e FIFA-s, z.Gianni Infantino.

/Ora News.tv/