Gratë në Siri shfrytëzoheshin seksualisht nga burrat që shpërndanin ndihma në emër të UN (Kombeve të Bashkuara) dhe shoqatave ndërkombëtare të bamirësisë. Lajmi është mësuar nga BBC.

Punonjëset e ndihmës thanë se burrat shkëmbenin ushqimet me favoret seksuale. Perveç paralajmërimeve rreth 3 vjet më parë, një raport i ri tregon se kjo gjë po vazhdon të ndodhë në jug të vendit. Agjensitë e UN dhe organizatave të bamirësisë thanë se do të ketë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit dhe se nuk kanë qenë në dijeni të abuzimeve nga kolegët e tyre në rajon. Punonjësja e ndihmës tha për BBC se shfrytëzimi është aq i përhapur sa disa nga gratë siriane refuzojnë të shkojnë nëpër qendrat e shpërndarjes, pasi njerëzit mund të aludonin se ato kanë ofruar trupin e tyre në këmbim të ndihmës që kanë sjellë në shtëpi. Një punonjëse deklaroi se disa agjensi humanitare mbyllnin njërin sy ndaj shfrytëzimit, pasi  duke përdorur palët e treta dhe zyrtarët lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmat në pjesët e rrezikshme të Sirisë, ku stafi ndërkombëtar nuk hynte dot.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) hartoi një vlerësim të gjinisë bazuar në dhunën e rajonit vitin e shkuar dhe konkludoi që asistenca humanitare po shkëmbehej me favore seksuale në njësi të ndryshme administrative në Siri.

Raporti i titulluar "Zëra nga Siria 2018" thotë: "Shembujt janë nga gra apo vajza që martoheshin për periudha të shkurtra me zyrtarët për "shërbime seksuale në këmbim të vakteve" ; shpërndarës që kërkonin numrat e grave dhe vajzave, duke i shoqëruar me makinë për në shtëpi për të "marrë diçka në këmbim"; apo shkëmbim shërbimesh për të kaluar një natë me ta".  

Raporti shton: "Gratë dhe vajzat që nuk kishin një mbrojtje mashkullore, si: vejushat dhe gratë e divorcuara si dhe gratë e zhvendosura nga qytete të ndryshme të Sirisë, ishin veçanërisht të ekspozuara ndaj shfrytëzimeve seksuale.

Ky lloj shfrytëzimi është raportuar 3 vite përpara. Danielle Spencer, një këshilltare humanitare që punon për bamirësi, dëgjoi rreth kësaj nga një grup grashë siriane në një kamp refugjatësh në Jordani në Mars të 2015-s.

Ajo drejtoi një grup të fokusuar me këto gra të cilat i thanë asaj sa burra nga këshillat lokalë si Dara'a dhe Kineitra i kanë ofruar ndihmë në këmbim të seksit. 

"Ata i mbanin ndihmat e dërguara që t'i përdornin këto gra për seks më pas"-thotë Znj. Spencer

"Disa i kishin përjetuar vetë këto eksperienca, disa ishin vërtet të hutuara."

"Më kujtohet një grua që qante në dhomë dhe ishte vërtet e trishtuar për çfarë kishte kaluar. Gratë dhe vajzat kanë nevojë të mbrohen kur shkojnë të marrin ushqim, sapun dhe artikuj të tjerë bazik për jetën. Gjëja e fundit që do doje është një burrë të cilit duhet t'i besosh dhe presupozohet të marrësh ndihmë prej tij, i cili të kërkon të bësh seks me të, ndryshe ai nuk të jep ndihmën"  

Ajo vazhdon më tej "Ishte aq e përhapur, saqë ato nuk mund të shkonin gjëkundi pa u ngacmuar. Presupozohej që nëse shkoje tek këto pika shpërndarjeje, duhet patjetër të jepje seks në këmbim të ndihmës"

Disa muaj më vonë, në Qershor të 2015-s, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), survejoi 190 gra dhe vajza në Quneitra. Raporti i tyre tregon se 40% kanë thënë se janë dhunuar seksualishtkur ato po merrnin shërbimin, përfshirë edhe ndihmat humanitare.

Një përfaqësues i  IRC thotë: "Raporti tregon se dhuna seksuale ishte një shqetësim në rritje, përfshirë rastet kur kërkohen shërbime të ndryshme rreth Sirisë jugore. Këto shërbime përfshijnë edhe shpërndarjen e ndihmave humanitare"

Të dy raportet-të para nga BBC- janë prezantuar në një takim të agjensive të Kombeve të Bashkuara dhe shoqatave ndërkombëtare humanitare të organizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në kryeqytetin jordanez, Amman, më 15 Korrik 2015. Si rezultat i këtij takimi, disa agjensi të shpërndarjes së ndihmave, shtrënguan procedurat e tyre.

As a result of this meeting, some aid agencies tightened up their procedures.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) thotë: "Brenda operacioneve tona, kemi lançuar programe dhe sisteme të reja për të mbrojtur më mirë gratë dhe vajzat në Sirinë jugore. Këto programe përbëhen nga një sërë donatorësh, përfshirë edhe DfID (Departamenti Britanik për Zhvillim Ndërkombëtar)"

Abuzimi është "injoruar për vite"                                                                    

Znj.Spencer thotë se shfrytëzimi seksual i grave dhe vajzave në Siri është ditur dhe injoruar për 7 vite me radhë.

"Kombet e Bashkuara dhe sistemi mbi të cilin mbështetet zgjodhën që trupat femërorë të sakrifikohen"-thotë ajo. "Në një farë mënyre, duket se ka qenë një vendim i tyre që të ishin dakord që trupat femërorë të përdoreshin, abuzoheshin dhe dhunoheshin, në mënyrë që ndihmat të shpërndaheshin në një grup më të madh njerëzish"

Një tjetër burim që ka qenë prezent në takimin e zhvilluar në Korrik të 2015-s, si përfaqësues i agjensive të Kombeve të Bashkuara thotë për BBC:" Ka patur raporte të besueshme mbi abuzimin seksual gjatë procesit të shpërndarjes së ndihmave në kufi dhe UN nuk bëri ndonjë lëvizje serioze për ta raportuar apo për t'i dhënë fund kësaj. "


/Ora News.tv/