Konflikti me Noizyn, Enca mendoi se e kishte mik por u gabua

Konflikti me Noizyn, Enca mendoi se e kishte mik por u gabua

Termi "Selfmade" shkaktoi një debat dhe konflikt të madh mes dy artistëve më të kërkuar të momentit, Enca dhe Noizy.

U përfol se Enca u përjashtua nga grupi OTR, por këngëtarja zbuloi të vërtetën duke mos thënë asnjë fjalë negative për kolegun e saj.

"Nuk jam përjashtuar, se nuk më përjashton askush prej vendit tim. Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram i kam akoma. Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist, për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, se nuk kam frikë. Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi.

Se mesazhi që mua më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thash. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është okej ta bësh këtë edhe kur nuk është”, u shpreh Enca në intervistën e saj për NIN.

EMISIONET