Konflikt me William e Kate, Harry dhe Meghan braktisin pallatin Kensington

Konflikt me William e Kate, Harry dhe Meghan braktisin pallatin Kensington

Duka dhe Dukesha e Sussex, po largohen nga Kensington Palace. Mediat raportojnë se vendimi erdhi në mes "tensioneve" në rritje midis Princ Harry-t dhe vëllait të tij më të madh, Princ William.

Kjo për shkak se babai i tyre, Princi Charles po merr një rol më qendror duke u përgatitur për të ardhmen e tij si monark, ndërsa William po zë vendin e dytë në radhën e fronit.

Që nga dasma e tij me Meghan Markle në maj, ai ka jetuar në Kensington Palace. Çifti po përgatitet për ardhjen e fëmijës së tyre të parë në pranverën e ardhshme.

Tani është raportuar se Meghan e Princ Harry po planifikojnë të lëvizin në një vilë në Cottage Frogmore në Windsor, pranë vendit ku shkëmbyen premtime më herët këtë vit.

Ndërsa u tha se po zhvendoseshin për shkak se kishin nevojë për më shumë hapësirë teksa familja e tyre po zgjerohet.

Dhe një arsye tjetër është se duan të krijojnë një distancë fizike me Princ William dhe Kate ndaj po konsiderojnë të kenë një hapësirë krejtësisht të pavarur në Londër.

"Ka tensione mes vëllezërve. Harry dhe Meghan nuk duan të jetojnë pranë William e Kate, duan të dalin vete,"-tha një burim për The Sun.

EMISIONET