Raportimi në transmetim direkt i gazetarit që ndodhej pranë një fabrike kanabisi është ndërprerë nga një burrë që vraponte me një bimë në dorë.

Gazetari Cameron Tucker po flite për një konfiskim të marijuanës nga policët në Kent, ndërkohë që u shfaq bima gjingante.

Për arsye të paditura, djali që e mbante filloi të vraponte me shpejtësi kur pa gazetarin. Tucker që ishte në Canterbury vazhdoi me raportimin e tij për rastin ku policia gjeti 88 bimë kanabisi të mbjellura në vilën 500 mijë dollarëshe.

"Fqinjët e dinin se në këtë cep të fshatit Kent që ndodhet pas meje është rritur kanabis", tha gazetari.

Ndërkohë, për rastin e incidentit policia tha se nuk dinë të ketë ndodhur ndonjë krim. Gjithashtu nuk dihet nëse është i vërtetë apo i organizuar, por ka shkaktuar mjaft të qeshura.

Ndiqni videon ketu

/Ora News.tv/