Kalon vetingun gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda

Kalon vetingun gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina  Kosova. 

 Vendimi u dha tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Dje ishte seanca dëgjimore ku u konstatua se gjyqtarja nuk ka deklarim të rremë të pasurisë apo konflikt interesi.

Nertina Kosova ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në 'Don Bosko' të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.

Nga analiza e KPK, ka rezultuar se gjyqtarja ka të ardhura që e mbulojnë shpenzimet.

EMISIONET