DSIK e cilësoi të papërshtatshëm, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli.

Ai ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij në seancën e Komisionit kur iu komunikua vendimi nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa.

Gjyqtari Faqolli arriti të kalojë me sukses vettingun edhe pse ne seancen degjimore KPK konstatonte se DSIK ka paraqitur nje raport i cili konstaton papërshtatshmerinë për vazhdimin e detyrës. Megjithate pritet qe zbardhja e vendimit nga KPK, argumentimin e kesaj vendimmarrje.

Po çfarë u konstatua në seancën dëgjimore të 23 korrikut nga KPK?

Dilema per apartamentet

KPK kreu një hetim të thelluar, ku konstatohet se, subjketi ka qenë bashkëpunues gjatë kësaj kohe. Trupa gjykuese ka marrë në deklaratë, edhe dëshminë e një dëshmitari të thirrur për të vërtetuar deklarimin e subjektit tëvrivlerësimit.

Nga hetimi pasuror ka konstatuar mospërputhje sa i takon një prone të paluajtshme. Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 32 metra katororë, blerë për 150 mijë lekë në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum dhe një shtëpi subjekti ka deklaruar të ardhurat familjare dhe një hua, e marrë nga shtetasi Rr.L, e shlyer në vitin 2016.

KPK konstatoi mospërputhje mes deklaratës në veting dhe asaj të vitit 2006 lidhur me një apartament banimi me sipërfaqe 83 metra katrorë në Tiranë, porositur për 42 mijë euro dhe blerë në 2015.

Burimi është deklaruar të ardhurat familjare ndër vite. Në përfumdim të hetimit u konstatua se ka mospërputhje mes deklaratës vetting dhe asaj në vitin 2006. Për vetting është deklaruar se apartamenti është blerë nga të ardhurat ndër vite, ndërsa në 2006 ka deklaruar se ka marrë hua. Po në 2006 subjekti ka deklaruar pakësimin e të ardhurave në vlerën 2 milionë lekë, vlerë që nuk përputhet me deklaratën Vetting. Për mumdësitë familjare të blerjes së kësaj pasurie, subjekti nuk ka qenë korrekt në deklarimin e kursimeve.

Para te reja apo te vjetra

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e përfaqësuesit të ndërkombëtarëve ka qenë fakti që një shumë monetare në llogari bankare ishte deklaruar si kesh në vitin 2004-2005 dhe ishte pasqyruar si shumë me lekë të vjetra.

" Cfarë nënkupton gjëndje cash dhe llogari bankare, ti nuk ë bën dot diferencën mes të dyjave? Ju keni deklaruar një sasi paraje të vjetra. Ju e dini që Shqipëria ka vetëm një monedhë. Si e shpjegoni këtë?" ka pyetur përfaqësuesi i ONM-së.

Faqolli e shpjegoi si "një gabim njerëz të viteve 2004- 2005 "Nuk ka

DISK: I Papershtatshem

Në lidhje me pastërtine e figures DSIK ka paraqitur nje raport i cili konstaton papërshtatshmerinë për vazhdimin e detyrës.


 



EMISIONET