Konfirmohet gjithçka, Girona-Barcelona do luhet në Miami

Konfirmohet gjithçka, Girona-Barcelona do luhet në Miami

Skuadrat e La Liga spanjolle, Girona dhe Barcelona kanë bërë zyrtarisht një kërkesë ndaj FA spanjolle për të luajtur ndeshjen e tyre të janarit në Miami.

Javën e kaluar, Girona konfirmoi se ata ishin të hapur ndaj propozimit, sepse ata e shohin si një mundësi të mirë për tu njohur edhe jashtë kufinjve europian.

Konfirmimi erdhi nga dy krerët e klubeve, Delfi Geli dhe Josep Maria Bartomeu që kishin rënë dakord me numrin 1 të Ligës, Javier Tebas. Ndeshja është planifikuar të luhet më 26 janar 2019. Takimi pritet të nis në orën 19:45 në stadiumin "Miami Hard Rock".

Girona thuhet se do të marrë 4.5 milionë euro për ndeshjen, ndërsa 1.500 tifozë do t'u jepen falas biletat e avionit dhe akomodimi nga ligë.

EMISIONET