Konfindustria: Të ndalohen me ligj kompanitë guaskë!

Konfindustria: Të ndalohen me ligj kompanitë guaskë!

Konfindustria kërkon ndalimin me ligj të kompanive guaskë nga pjesëmarrja në prokurimet publike në republikën e Shqipërisë.

Konfindustria: Duke marrë shkak nga skandali i fundit i kompanisë fituese të 30 milion euro-ve nga tenderat për ndërtimin e Unazës së Re- dhe linjave te transmetimit të energjisë, konfindustria këkron q përvec ndalimit të bëhet e detyrueshme edhe bërja publike e pronarëve të fshehur.

Konfindustria kërkon ndalimin e menjëhershëm me ligj të kompanive “guacke” nga pjesëmarrja në prokurimet publike dhe të gjitha llojet e tjera të bashkëpunimit me fonde dhe agjenci shtetërore. Në ligj duhet të përfshihet edhe detyrimi i bërjes publike të pronarëve të fshehur të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, që kanë fituar kontrata të përfunduara dhe/ose në vazhdim në tendera, koncesione, PPP, licenca dhe të gjitha llojet e transaksioneve me shtetin shqiptar dhe kompanitë me kapital publik.

Sipas konfindustrisë qeveria duhet të sjellë menjëherë ligjin i cili duhet të miratohet në senacë të jashtëzakonshme.

Konfindustria: Është përgjegjësi e ekzekutivit, të sjellë menjëherë ligjin e mësipërm për miratim në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, si provë minimale përgjegjshmërie ndaj skandalit të paprecedent të përfitimit me falsifikim nga kompania “guackë” në kohë rekord të 30 milion euro-ve në tendera të organizuar nga agjenci qeveritare dhe kompani publike. 

Sipas konfindustrisë prania e kompanive “guackë” të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale në marrëdhënie financiare të të gjitha llojeve me shtetin shqiptar, dëmton rëndë interesat publike, buxhetin e shtetit, zhvillimin ekonomik të vendit, shkatërron standartet e konkurencës së biznesit dhe largon investitorët seriozë të huaj.

Kompanitë e regjistruar në parajsa fiskale janë të pranishme në një numër të madh sektorësh strategjikë të ekonomisë shqiptare me transaksione prej shumë miliarda dollarë si në sektorin financiar, banka, shfrytëzimi, prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i karburanteve, impiante mbetjesh, aeroporte, infrastrukturë, teknologji, etj.

Kompanitë “guaskë” krijojnë mundësi të shumta të pastrimit të parave të zeza, korrupsionit, fshehjes fiskale dhe deri te shmangia nga proceset e "vettingut” në drejtësi dhe politikë.

EMISIONET