Konfindustria kundër pezullimit të kontratave koncesionare të HEC-eve: Pasoja të rënda financiare

Konfindustria kundër pezullimit të kontratave koncesionare të

Konfindustria ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të pezulluar në mënyrë të një anshme të gjitha kontratat koncesionare të HEC-eve, duke i quajtur ato të nxituara dhe të paqarta.

Me anë të një deklarate për mediat Konfindustria ngre alarmin se kjo situatë do të shkaktojë kaos tek bizneset dhe buxheti i shtetit.

Buxhuku: Pezullimi i kontratave jo vetëm që nuk i jep zgjidhje problematikës së rëndë, por rrezikon të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin dhe buxhetin e shtetit, gjithashtu do të shërbejë si shkak për korrupsion dhe rritje të pasigurisë së investitorëve në afatgjatë.

Konfindustria i bën apel qeverisë shqiptare që të sqarojë sa më shpejt se çfarë përfshin koncepti ligjor i kontratave jo operative, duke paralajmëruar arbitrazhin dhe milionat që kompanitë i kanë fituar ndaj shtetit shqiptar.

Buxhuku: Vendimet e shpejtuara, të paqarta dhe të njëanshme të përfaqësuesve të ekzekutivit në prekjen në ”grup” të kontratave të dyanshme të HEC-ve, mund të shërbejnë si arsyetim ligjor në ndihmë pikërisht për bizneset abuzuese. Bizneset, që janë në shkelje të kushteve të kontratave koncesionare, u jepet mundësia të shfrytëzojnë veprimet e nxituara për ti përdorur si përfitim të tyre në gjykata të vendit dhe ndërkombëtare. Rastet e ngjashme të ndëshkimeve të rënda financiare prej dhjetra milion euro ndaj shtetit shqiptar në arbitrazhe ndërkombëtare si CEZ, projekti i trenit Durrës-Tiranë i General Electric.

Ministrja e re e Energjitikës lajmëroi fill pas ardhjes në detyrë se kishte pezulluar punimet për ndërtimet e HEC-eve sidomos ajo në kanionin e Holtës, pas reagimeve të banorëve të zonës, por edhe të ambientalistëve. Gjithashtu ditë më parë u anulua edhe ndërtimi i rrugës Thumanë Kashar me vlerë 440 mln euro.

EMISIONET