Konfindustria paralajmëron, se gjate vitit në vazhdim po shfaqen shenja të dukshme për rrezikun e krijimit të piramidave në sektorin e ndërtimeve urbane të shtrira në gjithë vendin, por sidomos në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tremujorin e parë të 2018 krahësimisht me tremujorin e parë të vitit pararendës, është shtuar me afër 120% numri i lejeve të ndërtimit të dhëna si dhe është shtuar me 200% sipërfaqja e ndërtimit.

Konfindustria vlereson, se shtimi dramatik i kërkesave për leje dhe sipërfaqeve të ndërtimit nuk përligjet nga rritja e ulët ekonomike e viteve të fundit, që nuk kalon mesataren e 3.5% te PPB. Shtimi i lejeve të  ndërtimit është në kontradikte të thellë edhe me të dhënat e Bankës se Shqipërisë, se kreditimi bankar për shtëpi për qytetarët është në rënie. Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare niveli i përgjithshem i depozitave të qytetareve shënon rënie.   Të  dhënat e mësiperme tregojnë rrezikun e krijimit të flluskave financiare në sektorin e ndertimit dhe/ose shfaqjen e trysnisë se financimeve me burime joformale. 

Konfindustria vlereson, se është e mundshme, që frika nga fillimi i procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, politike dhe institucionet shtetërore, shoqeruar me shtrëngimin e qartë të trysnisë nga agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, ka shtuar fluksin e parave me origjinë të dyshimtë, që hyn nga jashtë dhe kërkon të investohet në vend.

Rënia e fortë e monedhes euro me mbi 10 pikë në pjesën e parë të vitit 2018, mund të shpjegohet vetëm me flukset hyrese te pakontrilluara te kapitaleve te dyshimta dhe përkon në kohë me rritjen e kërkesave dhe lejeve të lëshuara në sektorin e ndërtimit.

/Ora News.tv/