Një mjekësi e integruar në proceset fiziologjike

Një mjekësi e integruar në proceset fiziologjike

Profesorë dhe doktorë  të Institutit Profesional të 5 ligjeve biologjike në Itali organizuan një workshop në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë Tirani mbi komunikimin mjekësor.

Ata prezantuan një përqasje të re në shkencën mjekësore siç është integrimi i qasjes emocionale në rutinën-terapeutike si dhe njohja e efekteve të një komunikimi të ndërgjegjshëm mbi përgjigjen anatomo-fiziologjike. 

Sipas professor, Natale Petti, komunikimi ndërmjet mjekut dhe pacientit është një nga pikat kyçe të punës. 

Petti: Efekti që ka komunikimi ndërmjet mjekut dhe pacientit është një nga pikat kyçe jo vetëm në nivel biologjik por edhe në komponentin emotiv të pacientit ku kjo përgjigje emotive kthehet në shendet dhe përmirësim pune mjek-pacient 

Kjo përqasje e re u konsiderua mjaft pozitive edhe nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini. 

Kjo  sjellje dinamike në mjekësinë shkencore vë në radhe të parë pacientin dhe interesat e tij dhe vlerën që kanë emocionet në përcaktimin e gjendjes shëndetësore.

EMISIONET