Partia Demokratike në mbledhjen e parë për këtë legjislaturë të parlamentit ka kërkuar largimin e Gramoz Ruçit nga detyra e kryetarit të kuvendit. Edmond spaho në daljen për mediat nënvizon se opozita ka paralajmëruar që me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme shkeljen e Kushtetutës.

E sipas tij kjo vërtetohet me ndryshimet e fundit në prokurori.

Spaho: Teksa paralajmëruam, po vërtetohet me fakte konkrete ndryshimet e shpejta në prokurori dhe zëvendësimin me njerëz të Edi Ramës. U vërtetua me kthimin e pasaportës së Saimit Tahirit, lirimin e Orest Sotës, lirimin e një eksponeti tjetër të Xibrakës. Kur institucionet janë deligjitimuar ne për të kthyer Kuvendin në normalitet duke pasur pararysh dhe rolin e kryetarit në seancën e 18 dhjetorit i kërkuam të japë dorëheqjen. Mënyrat si ka vepruar me detyrat që ka kryetari i Kuvendit janë diametralisht të kundërta. Por ndeshëm me një qëndrim kokëfortë dhe indiferent të mazhorancës që u përpoq ta kthejë këtë Konferencë Kryetarësh në një konferencë normale të miratimit të programit dhe kalendarit të Kuvendit.

Për Partinë Socialiste, opozita me veprimet e saj po tregon se nuk ka vullnet për konstituimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Balla: Katër deputetë të PD-së mbajtën një fjalim të njëjtë. Më vjen keq por asnjëri prej nesh nuk ia vuri veshin. Do vazhdojmë punën. Ta harrojë kushdo qoftë, lideri i PD apo i LSI-së që mund të pengojë Shqipërinë në ecjen përpara të reformës në drejtësi.

Opozita ka paralajmëruar se në 27 janar do të zhvillojë protestë në Tiranë, ku do të kërkohet largimi i Edi Ramës  të cilin e akuzon për shkelje të Kushtetutës.

/Ora News.tv/