Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Deputetja Jorda Tabaku, në një intervistë për Ora News sqaron arsyet kundër kontrollit online të faturimit të biznesit. Tabaku, tha se kjo kontratë është thellësisht korruptive, ndërsa lajmëroi se qeveria po bën gati vendimin për ndërrimin e kastave fiskale të biznesit.

Tabaku: Sistemi i ri do të kërkojë që ato të raportohen në çdo moment të ditës dhe ky raportim në çdo moment të ditës do të bëjë të mundur që biznesi të kërkojë një sistem të ri fiskal, kosto shtesë për biznesin e vogël dhe një sistem të ri qendror, një kosto që ne e kemi përllogaritur 600-100 mijë euro për çdo biznes.

Tabaku, kundërshton ashpër edhe parashikimit e qeverise për të dhënë 100 milion euro ne vit kontrata koncesinare në disa sektor të ekonomisë. Ajo thotë se qeveria kontratat ja jep klientëve të saj, pa llogaritur impaktet negative në ekonomi.

Tabaku: Qeveria nuk ka llogaritur se sa rëndojnë këto kontrata në të ardhmen, që do të thotë këto kontrata 10-30 vjeçare, nesër pasnesër do të paguhen dhe kjo në vetvete është një aferë e madhe korruptive pasi ndikon në borxhin publik 12% dhe qeveria ka dështuar të na e tregojë këtë në buxhet.

Partia demokratike ka përgatitur një draft për mendimin e ligjit anti mafia, ku subjekt do të jenë të gjith biznsmenët që kan përfituar kontrata korruptive. Tabaku, thotë se ky do të jetë një premtim i mbajtur nga partia demokratike nesër në qeveri.

/Ora News.tv/