Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar  solli për artëdashësit koncertin e saj të parë për vitin 2018. Në Universitetin e Arteve u ngjit premier vepra “Trias” e kompozitorit Vasil Tole që u interpretua nga flautistja Jonela Golemi.

Tingujt e orkestrës simfonike të Radio Televizionit Shqiptar pushtuan mbrëmjen e së shtunës Universitetin e Arteve. Koncerti solli premiere veprën “Trias” të kompozitorit të njohur Vasil Tole.

Vepra e përbërë nga tre etno kultura toske, labe e gegë, u luajt me fines e mjeshtëri nga flautistja Jonela Golemi dhe dirigjent Noorman Widjaja. Për Ora News Golemi rrëfen emocionet e veprës.

Ky ishte koncerti i parë për vitin 2018 që Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ngjiti në skenë për artëdashësit.

/Ora News.tv/