Koncerti i këngëtares së njohur anulohet prej përmbytjeve

Këngëtarja e njohur, Kida ka anuluar koncertin e saj të rradhës në Tiranë si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë prekur vendin.

Ajo ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instastory se rrugët e bllokuara nuk e lejojnë që të guxojë të udhëtojë nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Për shkak të reshjeve të shiut dhe bllokimit të rrugëve ishte e pamundur të jem e pranishme të jem në Tiranë,” – shkruajti Kida.

Ndërkohë ka lajmëruar se shumë shpejt do sjellë një projekt të ri muzikor, ku duket se do jetë vetëm. Suksesi i saj i fundit ishte bashkëpunimi me Feron, një artist i ri me këngën ‘Harroj’.

EMISIONET