Tedi Papavrami rikthehet me një projekt artistik në Shqipëri. Së bashku me Francois Frederic Guy, Papavrami do të sjellë të gjallë tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven.

Tedi Papavrami, një nga violinistët e muzikantët më të talentuar shqiptarë rikthehet me një koncert në vendlindje.

Së bashku me pianistin e njohur Francois Frederic Guy, ai do t’i falë artdashësve këtë të shtunë një natë të pazakontë me sonatat e Ludwig van Beethoven.

Drejtori artistik i koncertit, Vlorent Xhafaj, shprehet se ky do jetë një nga koncertet muzikorë më të veçantë të këtij viti.

Koncerti i kësaj të shtune është vetëm fillimi i një projekti tre vjeçar, i cili do të sjellë në Shqipëri pianistët, violinistët e muzikantët më të njohur të gjithë Evropës.

Projekti mbështetet mbi kryeveprat e kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike duke filluar nga Beethoven, Shopen dhe Mozart.

/Ora News.tv/