Një nënë e re nga Peshkopia, e cili lindi foshnjën e saj një ditë më pari në spitalin e qytetit, është transportuar me helikopter të Forcave Ajrore në drejtim të Tiranës.

Ministria e Mbrojtjes, thotë se 25 vjeçarja, Trëndafile Demiri la lindur foshnjën e saj mbrëmjen e shkuar, ndërsa më pas ka shfaqur komplikacione në zemër dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri për transportimin me urgjencë drejt Tiranes. Nëna e re sapo u soll ne spitalin “Nënë Tereza” nga efektivet e helikopterit EC-145 të Forcës Ajrore.

/Ora News.tv/