Miratohet fondi prej 1.8 miliard lekësh për aksidentet nga makinat e paidentifikuara ose të pasiguruara. Agjensia e Mbikqyrjes Financiare bën me dije se nga ky fond do të përfitojnë rreth 750 qytetarë , ndërsa borxhet  që do të shlyhen nisin që nga viti 2001 deri në 2018. Dëmet nga aksidentet kërkojnë vit pas viti miratimin e një fondi kompensimi.

Të gjithë ata qytetarë që janë përfshirë në aksident me një automjet të pasiguruar ose të paidentifikuar gjatë vitit 2018 do të kenë mundësi të marrin kompensimin për dëmin e pësuar.

Fondi i vënë në dispozicion për këtë kategori është në total 1.8 miliard lekë. Agjensia e Mbikqyrjes  Financiare ka marë këtë vendim për ti dhënë  zgjidhje një problematike të mbartur nga viti 2001 me pagesat e prapambetura në këto raste aksidentesh.

Në bazë të vendimit çdo qytetar që fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda këtij viti. Nga fondi i kompensimit i miratuar tashmë nga Agjensia e Mbikqyrjes Financiare do përfitojnë rreth 750 qytetarë.

Nga të dhënat konstatohet se periudha 2001-2013 fondi i vënë në dispozicion për të mbuluar aksidentet  ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë kap shifrën e 1.25 miliardë lekëve.

Për aksidentet e kësaj kategorie të ndodhur në periudhën periudhën 2014-2017, AMF ka vënë në dispozicon një fond prej 418 milionë lekësh dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

Po me këtë vendim Bordi i AMF-së urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit përmbarimor, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara për ngjarjet e sigurimit 2001 deri në 2017.

Vlera për këtë kategori llogaritet rreth 923.3 milion lekë.

/Ora News.tv/