Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka kërkuar ndërhyrjen e Shërbimit Informativ, të Tatimeve dhe të Policisë së Shtetit për të identifikuar kompanitë fantazmë të bursave online.

Dyshohet se në Shqipëri operojnë rreth 80 subjekte brokerimi ndërkohë që vetëm 3 prej tyre janë licensuar.

Gjatë diskutimeve në komisionin e Ekonomisë kreu i AMF-së, Ervin Koçi, ngriti shqetësimin për situatën e krijuar ku shqiptarët rrezikojnë miliona euro në vit, teksa subjektet shërbejnë dhe për pastrimin e parave

Koçi: Ka qenë gjithë angazhimi dhe shkresat zyrtare ua kam vënë në dijeni policisë së shtetit, të gjitha institucioneve. Në shkresën e fundit para një muaji kam kërkuar të mblidhemi të gjithë institucionet që të kemi një plan konkret veprimi.

Problemi është se mashtrojnë qytetarë të huaj dhe nesër nga institucionbet ndërkombëtare mund të kthehet në një problem nëse mund të shërbejë për pastrim parash.

AMF ka bërë kërkesën për të  marrë çertifikatën e sigurisë nga DSIK për të pasur më pas akses në dosjet sekrete mbi këto platforma.

Relatorja e komisionit, Evis Kushi, ka vlerësuar punën e AMF për zbatimin e detyrave.

Ndërkohë në diskutime nuk kanë marrë pjesë deputetët e Partisë Demokratike.

Madje dhe Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu të LSI, kanë qëndruar vetëm për pak minuta.

/Ora News.tv/