Kompania farmaceutike ITH Pharma Ltd po përballet me ndjekje penale pas vdekjes së foshnjave në disa spitale britanike, njoftoi policia.

ITH Pharma Ltd me seli në Londër po përballet me akuza penale pasi dyshohet se ka furnizuar me ushqime të kontaminuara foshnjat e lindura në mënyrë të parakohshme midis 27 majit dhe 2 qershorit 2014.

Akuzat vijnë pasi një hetimi të nisur në vitin 2014, pasi tri foshnja gjetën vdekjen nga helmimi i gjakut.

"Scotland Yard" tha në një deklaratë të mërkurën: "ITH Pharma Ltd, me seli në Premier Park, NW10, është akuzuar me shtatë akuza për furnizimin e një produkti medicinal i cili nuk ishte i natyrës apo cilësisë së specifikuar në recetë më 27 maj 2014. Kompania do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën, më 17 dhjetor."

Foshnjat që vdiqën u trajtuan në dy spitale: "St Thomas' në Londër dhe "Rosie Maternity Hospital", në Cambridge.

/Ora News.tv/