Kompania Bankers financon 37 mln lekë për rrugën e Kallmit në Fier

Kompania Bankers financon 37 mln lekë për rrugën e Kallmit

Me një financim prej 37 milion lekësh nga Kompania Bankers Petrolium në Fier po merr zgjidhje gangrena gati 30 vjecare e rrugës së fshatit Kallm. Teksa inspektoi punimet që janë drejt fundit, presidenti i Kompanisë naftënxjerrëse tha se ata janë gjithëmonë me projekte në ndihmë të komunitetit.

Nga një gangrene gati 30 vjecare, Rruga e fshatrave Kallm i Vogël dhe Kallm i Madh në Fier po transformohet në një aks me standarde të larta që pritet të sjellë zhvillim.

Një financim prej 37 milion lekësh i Kompanisë Bankers Petroium po i jep zgjidhje problematikës që prekte mbi 1500 banorë

Teksa inspektoi punimet, presidenti i Bankers Petriolium , Xingyun Sun e vuri theksin tek përgjegjësia sociale që shoqëron aktivitetin e kompanisë naftënxjerrëse në Shqipëri.

Xingyun Sun: Si pjesë e këtij komuniteti jemi shumë të lumtur që kontribuojmë në projekte të tilla që i shërbejnë jo vetëm komunitetit por të gjithë qytetit.

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi theksoi se pas rrugës investimet do të vijojnë me ujin e pijshëm.

Armando Subashi: Rruga është e para që po zgjidhim, uji është i dyti dhe sigurisht do të vazhdojmë me problemet që kanë fshatrat.

Bankers Petrolium ndërsa vite ka mbështetur një sërë projektesh sociale në ndihmë të komunitetit ku ushtron veprimtarinë.

EMISIONET