Komisioni kundër Pompeos! I nominuari i Trump nuk rekomandohet pozitivisht në Senat

Komisioni kundër Pompeos! I nominuari i Trump nuk rekomandohet pozitivisht

Mike Pompeo duket se do t’a ketë të vështirë emërimin në postin e Sekretarit të Shtetit, për shkak se Komisioni i Jashtëm do të shprehë një qëndrim kundërshtues. Ndërkaq, edhe shumica republikane në dhomën e lartë të Kongresit është vënë në pikëpyetje pasi senatori McCain nuk do të marrë pjesë në votim, ndërsa Rand Paul, e ka bërë të qartë votën kundër. Në këto kushte, Pompeos i duhet të bindë të paktën një senator demokrat për të marrë të paktën 51 votat e nevojshme.

I nominuari i Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, mund të mos marrë një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit të Senatit për Marëdhëniet e Jashtëme, i cili do të dërgojë më pas një raport në dhomën e lartë të Kongresit.

Paneli ku po zhvillohen seancat dëgjimore përbëhet nga 11 republikanë dhe 10 demokratë, por shumica e të djathtëve është zhbërë për faktin se senatori republikan Rand Paul, nuk e përkrah idenë e caktimit të Pompeos si kryediplomat.

Tashmë mbetet të shihet nëse do të ketë një thirrje nga Presidenti Trump apo bisedime të mëtejshme për të siguruar një votë ‘pro’ edhe nga Komisioni i Jashtëm

Mendimi i këtij institucioni që është në brendësi të Senatit nuk ka karakter detyrues, por mund të luajë një rol gjatë votimit të përgjithshëm.

Kujtojmë që në sallën me 100 antarë, Mike Pompeos do t’i duhet një shumicë e thjeshtë për t’u emëruar si Sekretar i Shtetit.

Megjithatë, edhe këtu situata duket disi e komplikuar për faktin se Senatori, Mc Cain, nuk do të marrë pjesë në votim për shkaqe shëndetesore, ndërsa Rand Paul e ka bërë të qartë kundërshtinë.

Në këto kushte, Pompeo do duhet të bindë të paktën një senator nga kampi demokrat për të fituar detyrën e re.


EMISIONET