Komisioni i Disiplinës, "dorë e hekurt" mbi Korabin dhe Vllazninë B

Komisioni i Disiplinës, "dorë e hekurt" mbi Korabin dhe

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet e ndodhura javën që shkoi në futbollin shqiptar. Kështu, ofendimet ndaj gjyqtarit kryesor në sfidën përballë Laçit, mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri është dënuar me 4 ndeshje ndërkohë nuk i kanë shpëtuar dënimit as protagonistët e incidentit të ndodhur në ndeshjen Korabi-Vllaznia B.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Lojtari i FK “Kamza”, Erlis Frashëri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet e 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  2. KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të ndërprerjes së një ndeshjes të filluar, do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të parashikuara nga Neni 55 e vijues i KDS.
  3. Lojtari i KF “Vllaznia B”, Ergi Borshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Korabi”, Ted Laco, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF “Korabi”, Fehmi Meziu, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
  6. Zyrtari i KF “Vllaznia B”, Ervis Kraja, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj kundërshtarit do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të Nenit 48/2/a) të KDS.
  7. Lojtari i KF “Iliria”, Flogers Sala, për sjellje jo sportive ndaj zyrarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshjes pezullim nga aktivitetet.
  8. Lojtari i KF “Shënkolli”, Rikardo Dodaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Shënkolli”, Rinev Danaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. KF “Tirana B”, paralajmërohet se në rast përsëritje të ndërprerjes së një ndeshjes të filluar, do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të parashikuara nga Neni 55 e vijues i KDS.
  11. Lojtari i KF “Shkëndisë TR”, Andi Hadroj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 4/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19 , Sevdai Reci për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 4/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i A.F Dinamo U-19, Erison Ago për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. KF “Tomorri” U-19 , për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të lojës, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek. Në zbatim të nenit 136/1/e) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani” U-19 , Senad Hyseni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Senad Hyseni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  16. Pranimin e kërkesës së lojtares të FC “Apollonia”, Ina Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtarja Ina Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  17. Pranimin e kërkesës së lojtares të FC “Apollonia”, Klarina Goro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtarja Klarina Goro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  18. Pranimin e kërkesës së lojtarit Emirjon Hajdari dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 12 mujore.
  19. Rrëzimin e kërkesës e KF “Gramozi” si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.


EMISIONET