Komisioni hetimor për Tahirin, Alibeaj: Rama "martoi" fort Ministrat me krimin

Komisioni hetimor për Tahirin, Alibeaj: Rama "martoi" fort

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në Ora News se komisioni hetimor për çështjen Tahiri nuk synon të zëvendësojë punën e Prokurorisë por të analizojë korrektesën ligjore të Kuvendit dhe qeverisë lidhur me këtë rast.

Alibeaj: Nuk është një komision hetimor që zëvendëson prokurorinë. Është komision që do të shohë korrektësën ligjore të parlamentit dhe ekzekutivit gjatë gjithë kohë-vazhdimit të një procesi penal që është duke u zhvilluar nga prokuroria e krimeve të rënda. Kanë qenë këto që e kanë lënë drejtësinë të veprojë apo e kanë penguar? Apo kanë ndërhyrë, apo i kanë vendosur shkëmbinjtë nën rrota?

Për Alibeaj, problemi nuk qëndron thjesht tek Tahiri, por qasja qeveritare për të kriminalizuar vendin.

Alibeaj: Nuk është problemi vetëm tek Saimir Tahiri por tek një program apo qasje qeveritare për të krininalizuar jetën e vendit, orientim që filloi që mandatin e kaluar me futjen e kriminelëve në Kuvend, jo vetëm kaq por mbushi dhe administratën. Por edhe qeverinë e vet, Ministrat e vet i martoi fort me krimin. Rasti Tahiri-Habilaj tashmë është i provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm. Fakti që u kanabizua vendi është një e dhënë që nuk ka dyshim.


EMISIONET