Debati mbi rishikimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës ka sjellë dhe reagimin zyrtar të Komisionit Evropian. Zëdhënësi Karlos Martin shprehet se mbështesin dialogun mes të dy vendeve me qëllim përparimin drejt bashkimit evropian. 

Megjithatë ai nënvizoi se ccdo vendim do të duhet të merret në bazë të legjislacionit ndërkombëtar.

 Sa i përket mundësisë së shkëmbimit të territoreve gjatë dialogut të nivelit të lartë që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë, Zv. Presidentja e KE-së, Feredica Mogherini në datë 24 Qershor, Presidentët Thaci dhe Vuçiç kishin një diskutim intensive dhe produktiv bazuar në kornizën e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marëdhënieve. 

Ata ranë dakord që të intensifikojnë punën gjatë javëve në vijim, dhe në takimin e rradhës që u mbajt përsëri nga Mogherini në 18 Korrik, dy Presidentët ripanë progresin e bërë dhe ranë dakord që të ritakohen në fillim të shtatorit. 

Dialogu i lehtësuar nga BE-së ka për qëllim të arrijë bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, ti ndihmojë ato të vijojnë rrugën drejt Europës si dhe të përmirësojë jetesën e qytetarëve.

 Një zgjidhje afatgjatë nënkupton një marrëveshje të zbatueshme dhe realiste, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Palët janë duke punuar për të gjetur gjuhën e përbashkët.

 Deri më tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë shprehur qëndrimin e tyre pro, duke nënvizuar se bëhet fjalë për korigjimin e kufijve. 

Ndërkohë kryeministri Ramush Haradinaj por dhe këshilli i ambasadorëve në Shqipëri kanë nënvizuar se nuk mund të ketë një ndryshim të kufijve. Madje Haradinaj ka theksuar se kufijtë janë vendosur me luftë.

/Ora News.tv/