KE ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë duke vlerësuar progresin në fushën e reformave, ndërsa inkurajohet ruajtja e ritmit pozitiv.

Gjatë një konferencë për mediat, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme Federica Mogherini deklaroi se raporti është hartuar mbi bazën e meritës për secilin vend.

Mogherini: Sot komisioni rekomandon që këshilli të vendosë që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me ish- republikën jugosllave të Maqedonisë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje-Hercegovinën dhe gjithashtu me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm në bazë të marrëveshjes stabilizim-asocimit që kemi me ta. Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë dhe për arritjen e një marrëveshjeje ligjore. Ky është një proces i gjatë unë shpresoj dhe besoj se progresi në rrugën e reformave duhe të vazhdojë. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse e duam ne, por sepse e duan qytetarët e vendeve të Ballkanit. 

Nga ana tjetër komisioneri Hahn, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë u shpreh se vazhdimësia pozitive e Shqipërisë drejt anëtarësimit do të varret nga zbatimi i skuksesshëm i reformës në drejtësi dhe nga avancimi në 5 prioritetet kyresore.

Hahn: Ka të bëjë me mbajtjen dhe shtimin e reformave kur flitet për Shqipërinë  dhe e kam fjalën për 5 prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korruopsionit, reformën në gjyqësor si dhe mbrojtjen e minoriteteve. Sa i përket reformës në gjyqësor ne kemi parë rezultate konkrete në procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Jemi në fillim të këtij procesi por ka shenja që e justifikojnë rekomandimin tonë. Parimi është i thjeshtë, nëse vendet japin rezultate atëhere dhe ne duhet të japim rezultate. 

Dy zyrtarët e lartë të Burkselit u pyetën edhe për mënyrën si do të binden vendet anëtare të bllokut për të pranuar rekomandimin, por përfaqësuesja e lartë Mogherini deklaroi se nuk është detyrë e Komisionit që të bindë Këshillin apo anasjelltas. Kryediplomatja shtoi se në progres raport ka të dhëna të mjaftuershme që sugjerojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë.


Ora 15:30 Mogherini: Të vazhdohet me reformat

Mogherini: Partnerët në rajon kanë kryer reforma mjaft të rëndësishme në të gjitha fushat dhe kanë modernizuar ekonomitë e tyre. Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, 2 vende Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë në negiociata. Sot komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnjë Hercegovinën, po kështu edhe me Kosovën po punojmë për një progres në bazë të marrëveshjes së stabilizim asocimit që kemi me ta. Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj marrëdhëniet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përfshi edhe arritjen e një marrëveshje ligjore.

Ky është një proces kështu që ruajtja dhe thellimi i reformave aktuale duhet të vijojë në të gjitha vendet partneret dhe në të gjitha fushat sidomos në fushën e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, institucionet demokratike dhe reformës në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë. Vendet duhet dhe jam e sigurt që do të sigurohen që reformat do zbatohen në mënyrën e duhur dhe do të dëshmojnë një historik rezultatash konkrete jo sepse e kërkon Burkseli, por janë qytetarë te Rajonit që  presin këtë nga institucionet e tyre.

Është koha që të investojmë më shumë ne shtegun e reformave që i sjellin përfitime qytetarëve të rajonit. Vecanërisht kur flasim për politikën e zgjerimit të Ballkanit, unë mendoj se kthehemi tek kuptimi real i projektit të BE që është ofrimi i instrumenteve për pajtim dhe paqe në kontinentin tonë.

Muajit në vijim do të jenë intensive, do të ketë sfida si gjithmonë në Europë dhe Ballkan por ashtu sic kemi arritur në këto 3.5 viteve besoj se vendosmëria jonë e përbashkët dhe mbështetja e njerëzve tanë do të na lejojnë të bëjmë një progres të mëtjeshëm në drejtimin e përbashkët.

Vendimi që morëm sot për t'i rekomanduar Këshillin për të hapur negociatat bazohen në vlerësime mjaft të rrepta rigoroze të progresit që është bërë në raport me rekomandimet e mëparshme.

Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin.

Po Kush do të jetë strategjia për të bindur shtetet e mëdha në Këshillin Europian?

Mogherini thotë: Nuk ka shtete të mëdha apo të vogla. Jemi 28. Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin Europian sepse jemi dy organizma institucionale të veçanta. Mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon në mënyrë faktike dhe mjaft kritikie situtatën sic ka qenë si është dhe përmirësimet e mëtejshme dhe rezultatet e arritura.  Vendimi që morëm sot për t'i rekomanduar Këshillin për të hapur negociatat bazohen në vlerësime mjaft të rrepta rigoroze të progresit që është bërë në raport me rekomandimet e mëparshme. 

Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin.

Sot në mbrëmje Mogherini do të udhëtojë drejt Tiranës, Shkupit, Podgoricë dhe Beograd.


Ora 15: 32 Kolegji i Komisionerëve të BE-së i mbledhur në Strasburg sapo ka miratuar rekomandimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga Ora News.


Ora 15: 30  Pas pak Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE.

"Shqiptaret sot po kanë arsye për të qenë të gëzuar" tha Romana Vlahutin nga salla e medias e delegacionit europian në Tiranë ku do të ndiqet live publikimi i raportit të Komisionit Europian.

I qartë dhe pa ekuivok

Burime të sigurta të Ora News konfirmojnë se Komisioni do të rekomandojë qartë dhe pa ekuivok hapjen e bisedimeve.

Mësohet se në raport është përfshirë dhe reforma në drejtësi ku në marrjen e vendimit pozitiv duket se kanë ndikuar rezultatet e deritanishme me vetingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e këtij procesi.

Burimet e Ora News konfirmojnë se deri në qershor Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi.

Po sot në Shqipëri do të jetë dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila do të paraqesë raportin si dhe strategjinë e zgjerimit.

Po ashtu në 23 prill pritet që në Shqipëri të mbërrijë dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk.

Komisioni Evropian pritet të japë sot rekomandim pozitiv dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë, vendim që vjen pas rezultateve të para të bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Optimizmi i Brukselit për rajonin e Ballkanit Perëndimor duket se zbehet në rastin e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, të cilat sipas, europarlamentarit Eduard Kukan nuk duhet të presin rekomandime pozitive nga Komisioni, pasi nuk kanë zgjidhur ende shumë çështje të brendshme dhe me fqinjët.

Teksa në rastin e Turqisë, mësohet se sërisht do të ketë një përgjigje negative sa i përket çeljes së një kapitulli të ri të negociatave me bllokun europian.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i sundimit të ligjit, shkruan EUobserver, janë detyrime themelore që Turqia duhet të përmbushë si vend kandidat.

Ndërkohë më 25 prill kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.



/Ora News.tv/