Komision hetimor për DSIK, Hysi: Presidenti në sinkron me Bashën

Komision hetimor për DSIK, Hysi: Presidenti në sinkron me Bashën

Për deputeten e PS, Vasilika Hysi, Presidenti Ilir Meta ka mbajtur anën e opozitës, duke qenë në sinkron me Bashën. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Hysi tha se kërkesa për komision parlamentar është artikuluar më herët nga opozita.

Vasilika Hysi: Presidenti emrëron dhe shkarkon një ministër. Ministër mund të zgjidhet çdo person që plotëson kriteret për të qenë deputet. Është e drejtë e Kuvendit, nëse dekretin e Presidentit e miraton apo e rrëzon, ndërsa Presidenti duhet ta dekretojë.

Po sa i përket dyshimeve për pajisjen me certifikatë ?

Vasilika Hysi:  Atë para se ta shprehet Presidenti, e dëgjova nga zoti Basha, pjesën për komision hetimor. Janë në sinkron është e pastër që në vend që të rrijë mbi palët iu bashkua opozitës për të bërë kërkesa të tilla politike ndaj Kuvendit.

Si i përgjigjeni ju kërkesës për komisioni parlamentar?

Vasilika Hysi: Atë e vendos Kuvendi. Nuk bëhet as me kërkesë të një deputeti, ka një numër të caktuar deputetësh kur ngrihet një komision parlamentar. Duhet ta kërkojnë 1 e 4 e deputetëve

Presidenti nuk ka dhënë argument kushtetues. E drejta për të qenë ministër është e çdo personi që plotëson kriteret për të  qenë deputet. Të jesh deputet ka një moshë të caktuar dhe ka disa kritere që duhen përmbushur, por nuk thuhet që duhet të ketë certifikatë sigurie. Ne jemi 140 deputetë dhe jo të gjithë kanë të drejtë të kenë certifikatë sigurie, vetëm komisioni i sigurisë ka certifikatë sigurie.

EMISIONET