Kombi shqiptar me një arkivë

Kombi shqiptar me një arkivë

Historia dhe pasuria e arkivës së kombit shqiptar në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë do të jenë tashmë të mbledhura në një . Revista shkencore kthehen pas vitesh mungesë me iniciativë të arkivës shqiptare.

Bido: Prej këtij viti dhe në vijim, revista shkencore e arkivistikës në Shqipëri do të jetë një produkt i përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Arkivave, Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt edhe të institucioneve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e sheh këtë bashkëpunim si rrugën të ruajtjes së këtyre aseteve historike të kombit shqiptar.

Ramë Manaj: Ne e dimë të gjithë që arkivat janë gardianë të ruajtjes së lëndës arkivore. Besoj që është domosdoshmëri që këto përvoja, sinergji pozitive të unifikohen që të jenë kontribut për të tashmen dhe të ardhmen.  

Përfaqësuesi i shqiptarëve nga Maqedonia mendon se ka ardhur koha që historia e popullit shqiptar të shkruhet ashtu si është.

Skënder Hasani: Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe  kulturore i shqiptarëve të Maqedonisë është i vetmi institucion shkencor i shqiptarëve. Është i domosdoshëm bashkëpunimi me arkivat e Shqipërisë dhe Kosovë që do të na mundësojë të shkruajmë historinë tonë që në 7 dekada është mohuar. 

Ky bashkëpunim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë pritet që në të ardhmen të shtrihet dhe në trevat e tjera të Ballkanit, kudo ku ka shqiptar.

EMISIONET