Kombëtarja U-19/ Shqipëria pëson "poker" ndaj Islandës

Kombëtarja U-19/ Shqipëria pëson "poker" ndaj

Përfaqësuesja e U-19 e Shqipërisë është mposhtur në testin e dytë miqësor ndaj Islandës, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e teknikut Erjon Bogdani u dorëzua përballë bashkëmoshatarëve të tyre me rezultatin e thellë 1-4, duke dhuruar një performancë poshtë pritshmërive.

Kuqezinjtë u kapën në befasi që në minutën e pestë nga Heimison, ndërsa në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0-2. Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën fillimim të pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me të njëtin autor, Arnorson, për rezultatin përfundimtar 4-1.

Kjo disfatë vjen vetëm dy ditë pas fitores në takimin e parë, ku Shqipëria U-19 fitoi me rezultat minimal 1-0 me gol të Muçit.

EMISIONET