Kombëtarja U-16/Kuqezinjtë vijojnë "zborin", turne në Turqi

Pas turneut në Slloveni, kombëtarja shqiptare e U-16 do të marrë pjesë në një tjetër turne miqësor. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri, Elvin Beqiri do të jetë në Turqi, për turneun e “International U-16 Tournament” në datat 14-20 prill 2019.

Në këtë turne, kuqezinjtë do të përballen me Turqinë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Përfaqësuesja jonë do të ketë në dispozicion futbollistë të datëlindjes 2004. U-16 do të fillojë grumbullimin ditën e sotme në Durrës.

Ky është kalendari i ndeshjeve të U-16:

15 prill 2019: Shqipëri-Bjellorusi ora 14:00

17 prill 2019: Turqi-Shqipëri ora 16:00

19 prill 2019: Lituani-Shqipëri ora 16:00

Ndeshjet do të zhvillohen në qendrën e ekipeve kombëtare të Federatës Turke të Futbollit. Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar nga Beqiri:

EMISIONET