Kombëtarja e 16 vjeçarëve të Shqipërisë , ka fituar ditën e sotme ndeshjen hapëse ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për International U-16 Tournament.

Kuqezinjtë e “vegjël”, të drejtuar nga Elvin Beqiri, triumfuan me rezultatin 1-0, me gol të Danilo Bajraktarit, në minutën e 39.

Shqipëria zbriti në fushë me këtë formacion: Ujkaj; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni.

Skuadrat luajtën hapur dhe u desh 1 gol nga Danilo Bajraktari për të hapur sfidën. Deri në vërshëllimin final nuk pati më histori. Kuqezinjtë nisin me fitore këtë turne miqësor, që po zhvillohet në Turqi.

Ndeshja tjetër në program është ditën e mërkurë, me ndeshjen që do të zhvillojnë ndaj vendit organizator, Turqisë, në orën 16:00.

/Ora News.tv/