Kombëtarja U-16 i jep leksione "shkollës" së talenteve

Kombëtarja U-16 i jep leksione "shkollës" së talenteve

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka fituar 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e tretë të luajtur sot në orën 17:30, e vlefshme për turneun “Etlinger 2019”.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, dhe fraksioni i dytë i lojës ka folur për kuqezinjtë. Në minutën e 33-ta ka shënuar Cela, 1-0 për kombëtaren tonë. Më pas ka barazuar Dinamo e Zagrebit në minutën e 38-të dhe në minutën e 57-të Bajraktari shënon golin e fitores për vendin tonë.

Nesër në orën 09:30, U-16 do të luaj për vendin e 3-të dhe të 4-t ndaj kombëtares së Kroacisë. Sina e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Abazaj, Halili, Hysenbelliu, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela.

EMISIONET