Kombëtarja U-15/ Kuqezinjtë bien ndaj kroatëve, ndërlikohet situata për turneun ndërkombëtar

Kombëtarja U-15/ Kuqezinjtë bien ndaj kroatëve, ndërlikohet

Shqipëria e 15 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, është mundur në ndeshjen e tretë ndaj NK Hask 1903, me rezultatin 2-1 në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që po zhvillohet në Kroaci.

Në këtë sfidë, futbollistët e vegjël nuk kanë mundur të marrin rezultat pozitiv ndonëse kanë pasur disa raste të mira për të realizuar golin e barazimit. Perfaqesuesja U-15 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Pojana, Muca, Hasanago, Gjergji, Musta, Hysa, Syla, Dama, Kaba, Xhixha,Tresa.

Këto janë rezultatet e U-15 në këtë turne:

Shqipëria 1-0 NK Interblock
Shqipëria 0-0 Slaven Belupo
NK Hask 1903 2-1 Shqipëria

EMISIONET