Ka nisur me humbje aventura e Vioresin Sinanit në pankinën e kombëtares shqiptare të femrave.

Vajzat kuqezi janë mposhtur nga Sllovenia me shifrat e pastra 2-0. Në miqësoren e luajtur në stadiumin "Gornja Radgona", kombëtarja jonë ka zhvilluar një takim të kënaqshëm, duke shmangur goleadat që jemi mësuar t'i shikojmë shpesh. Golat, sllovenet i shënuan në minutën e 4-t dhe me penallti në minutën e 71.

Të dy golat u shënuan nga mesfushorja Mateja Zver.

Në video ndeshja e plotë.

/Ora News.tv/