Kombëtaret "gjymtojnë" Juventusin

Kombëtaret "gjymtojnë" Juventusin

Ndeshjet e kombëtareve kanë ndikuar për keq në shtëpinë e Juventusit.

Pas dëmtimit të Miralem Pjanic me Bosnjen, bardhezinjtë pritet të humbasin edhe shërbimet e Sami Khedira dhe Federico Bernardeschi. Mesfushorët kanë pësuar tërheqje muskulare, duke vënë në rrezik praninë  e tyre në takimin e fundjavës ndaj SPAL.

Mungesa të cilat mund të penalizojnë skuadrën e Juventusit, me teknikun Massimiliano Allegri që ka vetëm Bentacur dhe Matuidi të gatshëm për sfidën e të shtunës së ardhshme.

EMISIONET