Kolumbia shkatërroi të mërkurën (11 korrik) mbetjet e një ure që u rrëzua pjesërisht më parë këtë vit.

Ura Chirajara ndodhet në rrugën që lidh Bogotën me qytetin e Villavicencio.

Rreth 200 kg eksplozivë, 3.000 metra kordon detonues dhe 30 lëndë plasëse janë përdorur gjatë shpërthimit. Shpërthimi shkoi pa probleme sipas njërit prej ekspertëve në vendngjarje, Willian Valencias.

Ura Chirajara, e cila ishte në ndërtim e sipër, u rrëzua më 15 janar duke vrarë nëntë punëtorë.

Pas hetimeve u arrit në përfundimi se dizajni shkaktoi tragjedinë.


/Ora News.tv/