Kolonjë, plagosi një 49-vjeçar, vetëdorëzohet autori

Kolonjë, plagosi një 49-vjeçar, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes me thikë të 49-vjeçarit F.Ç në fshatin Qafëzez në Kolonjë.

Policia thotë se shtetasi F.M banues në fshatin Bejkovë ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me mjet të mprehtë 49 vjeçari F.Ç.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

EMISIONET