Mungesa e investimeve dhe amortizimi i rrjetit të ujësjellësit do të lërë pa ujë edhe këtë verë banorët e Kolonjës. Drejtori i Ndërrmarjes së Ujësjellësit në Korcë thotë se puna për rrjetin e ri do të nis në muajin shtator.

Edhe këtë verë banorët e Kolonjës do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre. Shkak i kësaj situate të mbartur prej 25 vitesh është amortizimi i rrjetit të ujësjellësit por edhe mungesa e investimeve.

Igli Radomi: Jemi duke punuar, situata nuk paraqitet fort mirë sepse dhe rrjetet janë të amortizuar. Në qytetin e Ersekës ka pothuajse 25 vite që nuk është bërë asnjëherë ndërhyrje, po ashtu paraqitet situata dhe për fshatrat që ka rrethi i Kolonjës.

Drejtori i Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Korcë Igli Radomi thotë se në muajin shtator do të nisin punimet për rrjetin e ri.

Igli Radomi: Kemi marrë një 'Ok' nga qeveria shqiptare dhe pritet shumë shpejt, ndoshta dhe këtë muaj prokurimi i tenderit. Besoj punimet mund të fillojnë në gusht ose shtator.

Por megjithë mungesën e ujit, Ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizimeve vijon punën për vendosjen e matësve për cdo abonent.

/Ora News.tv/