Kolegji Zgjedhor, zgjidhja për Shkodrën?

Kolegji Zgjedhor, zgjidhja për Shkodrën?

Zëvendësimi i Valdrin Pjetrit për Bashkinë e Shkodres vijon të qëndrojë pezull, pasi nuk ka mbërritur ende në tryezën e Klement Zgurit kërkesa e këshillit bashkiak për shpalljen e vakancës.

Edhe pse PS kërkon të evitojë Presidentin Meta për shpalljen e zgjedhjeve të reja duke ju drejtuar KQZ-së, sërish pritet që situata të komplikohet.

Që KQZ-ja të vendosë për zhvillimin e  zgjedhjeve të reja në Shkodër, duhet më parë që t’i shpallë të pavlefshme votimet e 30 qershorit për kryetar.

Por sipas Kodit Zgjedhor për të marrë një vendim të tillë nevojiten votat e 5 anëtarëve, por kartoni i kryetarit të KQZ-së pritet të jetë kundër, duke u nisur nga qëndrimi i tij për vendimmarrjen e 30 qershorit.

Në këtë situatë Partisë Socialiste do ti duhet të drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Gjatë kësaj periudhe do të jetë Voltana Ademi që do të drejtojë bashkinë edhe pse këshilltarët në detyrë kanë dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ky është rasti i parë që KQZ vendoset në një situatë të tillë pasi më parë nuk ka pasur asnjë fitues të zgjedhjeve që është dorëhequr pa bërë betimin.

Ndërkohë që në KQZ ndodhet tërheqja e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës, 4 anëtarët e tjerë Biba, Skënderi, Bitri dhe Jorgaqi vijojnë të jenë me pushime.



EMISIONET