Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrsit Besim Trezhnjevën, i cili u shkarkua nga KPK pak kohë më parë ka apeluar vendimin.

Sot, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare.

/Ora News.tv/