Kolapsi në Kushtetuese, Hoxha: Vettingu të mos bëhet pengesë për dhënien e drejtësisë

Kolapsi në Kushtetuese, Hoxha: Vettingu të mos bëhet pengesë

Pas kolapsit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, Artan Hoxha, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, pohon se prioriteti i Komisioneve të Vetingut duhet të jenë anëtarët e Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi (KED), në mënyrë që të mos zvarritet ngritja e institucioneve të reja kushtetuese, siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Hoxha: Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet të jenë prioriteti maksimal i komisioneve të verifikimit të figurës, që do të thotë që nuk duhet të merren as me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese, por duhet të merren me ata kandidatë që tashmë janë përzgjedhur dhe kanë dalë që në dhjetor, të cilët janë dhe thelbi nga burojnë të gjithë kandidaturat sa i përket Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e dytë e pezulluar nga Komisioni i Vetingut, duke e ulur në 4 numrin e anëtarëve funksionalë në Gjykatën Kushtetuese, çka e bën të pamundur marrjen e vendimeve.  Por a mund të ishte parashikuar kjo situatë? Sipas Hoxhës, është momenti që të bëhet një rivlerësim i situatës, që shikohet zbatimi i Vetingut, pasi reforma nuk duhet të bëhet pengesë për dhënien e drejtësisë. 

Hoxha: Reforma në vetvete nuk duhet të pengojnë procesin e vënies së drejtësisë apo verifikimit të kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese, prandaj nëse është e nevojshme për ndërhyrje apo për strategji të përpunuara të reformës, unë mendoj se këto problematika që kanë dalë mund ti vënë përpara institucionet shqiptare në verifikimin e disa momenteve të cilat mund të konsiderohen si bllokime apo ngërce që vijnë si rezultat i një situate që ndoshta nuk ka qenë mirë e menduar, jo në kuptimin e reformës, por kryesisht në atë gjendje që ka sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Mendonim se ishte keq, por nuk e mendonim se ishte kaq keq.  

Lidhur me situatën në Gjykatën Kushtetuese, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, thotë se duhet pritur vendimi i Komisionit të Apelimit për gjyqtarët e pezulluar, Fatos Lulo dhe Altina Hoxhaj.

 Hoxha: Duhet parë se kush do jetë vendimi i shkallës së dytë të komisionit apelues që do shqyrtojë kërkesat e tyre, por aktualisht Gjykata Kushtetuese është në një situatë kritike dhe subjektet që kanë të drejtën e saj, kanë vështirësi për të marrë përgjigje në vendimmarrjen e kësaj situate.

Pezullimi i Altina Hoxhaj dhe dorëheqja e Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese,  bllokojnë edhe krijimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili përbëhet nga 9 anëtarë, dy prej të cilëve janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Altina Hoxhaj dhe Besnik Imeraj, në dhjetor të vitit 2017 u përzgjodhën me short në Kuvendin e Shqipërisë për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

EMISIONET