Kokëdhima: Qytetarë, refuzoni çmimin e ujit!

Kokëdhima: Qytetarë, refuzoni çmimin e ujit!

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Enti Rregullator i bashkisë së Tiranës për rritjen me 44 për qind të çmimit të ujit të pijshëm. Duke e konsideruar vendimin një gjobë të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset, Kokëdhima u bën thirrje qytetarëve që të të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë.

Statusi në Facebook i Kokëdhimës

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave prej 1 janarit 2018 çmimi i ujit për konsumatorët familjarë do të rritet me 44 % dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë. Vendimi është publikuar gati një javë më parë në faqen e Entit Rregullator të Sektorit për Furnizim me Ujë, por mediat e publikuan sot.

Ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet. Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës. UKT faturon me pak se 20 për qind të ujit, pjesa tjetër vidhet dhe humbet! Kjo ndërmarrje që duhet të ishte simbol i menaxhimit në interes të qytetarëve të kryeqytetit, është kthyer në një minierë ari për të korruptuarit dhe shkatërruesit e pronës publike. Miliona lekë që zhduken nga buxheti i ndërmarrjes, një sistem shpërndarjeje katastrofik dhe i pakontrolluar në dëm të shëndetit të konsumatorëve, vendime abuzive me ndërrimin e pajustifikuar të matësave që u faturohen konsumatorëve, furnizime me orar dhe pa cilësi i kanë dhënë Ujësjellësit të Tiranës, njollën e turpit si një biznes i kapur dhe i rrënuar nga gjobëvënësit.

Ky është "suksesi" i radhës i bashkisë së Tiranës që po zhvat sa mundet qytetarët e pambrojtur. Është përfundim i atij votimi të turpshëm dhe pa kuorum në mbledhjen e 26 korrikut 2017, kur Këshilli Bashkiak, edhe pse nuk kishte votat e mjaftueshme, votoi për rritjen e çmimit të ujit.

ZGJIDHJA fton qytetarët e Tiranës që të mos pajtohen me këto vendime dhe veprime arbitrare të pushtetit qendror dhe vendor. Ajo u bën thirrje që të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë, të cilat nuk dinë të zhvillojnë asnjë ekonomi fitimprurëse, por gjithë rritjen ekonomike e mendojnë si rritje të taksave dhe pagesave që duhet të bëhet nga shumica e heshtur, ndërsa biznesmenët e qeverisë dhe të bashkisë duhen liruar nga të gjitha detyrimet. Rama e Veliaj kanë ndërmend që pasi të rrisin çmimet, tua japin në koncension miqve dhe të afërmvve të tyre UKT-në!

ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike që do i zhbëjë në të ardhmen e afërt këto politika dhe këto koncensione.

EMISIONET