Kokëdhima: Nga protesta duhet të dalë një alternativë e re politike, populli ka shpresë

Kokëdhima: Nga protesta duhet të dalë një alternativë e

Jo vetëm qytetarët, por edhe politikanët kanë krijuar pritshmëri të mëdha nga protesta e studentëve.

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Ora News thotë se kjo protestë është shumë madhështore për tu mbyllur vetëm me 8 kërkesa që studentët kanë parashtruar.

Kokëdhima: Protestë shumë e rëndësishme. Dështimi i saj do të ishte dështimi i shpresave të mëdha të popullit tonë. Kjo protestë është vetëm çështje kohe të formalizojë suksesin e saj të plotë. Të gjitha kërkesat e studentëve janë të drejta dhe do të përmbushen me hir apo me pahir. Çdo fitore e protestës me ato 8 pika nuk do të ishte fitore përfundimtare. 

Qeveria dhe kasta e këtushme kanë të gjithë rrugët dhe ligje të tilla që ti garantojnë Maliqit të bëjë gjithmonë vullnetin e vet, pavarësisht se çfarë ligjesh janë në fuqi.Fitorja përfundimtare do të ishte reformimi i sistemit politik dhe rivendosja e sovranitetit të popullit. 

Do të ishe gabim që protesta e studentëve të quhej e mbyllur me plotësimin e  8 pikave dhe nëse nuk do të shkonte drejt kërkesave politike.PD dhe LSI të mbajnë duart larg nga kjo protestë dhe kjo revoltë e studentëve dhe popullit.

Kokëdhima ndan bindjen se protesta duhet të marrë natyrë politike dhe pse jo prej saj të dalë një alternativë e re.

Kokëdhima: Të gjithë qytetarët si qytetarë duhet ti bashkohen kësaj proteste. Dua ti drejtohem dhe një herë gjithë inteligjencës së pakorruptuar të arsimit të lartë, të arsimit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti.E di se ka pak profesorë të pakorruptuar.

Por është e domosdoshme që profesorët dhe inteligjenca e vendit ti bashkohet kësaj proteste dhe të kontribuojnë modestisht për suksesin e plotë të saj. 

Dëshirojmë që kjo protestë të marrë natyrën politike, pse jo ajo mund të prodhojë një alternativë të re politike që duhet të impononte reformën e sistemit politik shqiptar, çlirimin e Shqipërisë nga kjo kastë e korruptuar dhe kjo kastë e degjeneruar drejtuese dhe politike.

Kreu i partisë Zgjidhja, njësoj si studentët, është kundër dialogut me qeverinë.

Kokëdhima: Jam shumë dakord me studentët, nuk kanë çfarë negociatash të bëjnë, nuk ka asnjë dialog të marrë peng.Qeveria e Shqipërisë dhe kjo elitë politike e kanë kthyer shtetin shqiptar në armik të këtij populli.

EMISIONET