Kokainë në shtëpi më shpejt se pica!

Kokainë në shtëpi më shpejt se pica!

Një studim i drejtuar nga Anketimi Global i Drogës 2018 ka zbuluar se një e treta e përdoruesve të kokainës anembanë botës thonë se shpërndarja në shtëpi e drogës është bërë kaq efikase saqë ju mund ta merrni atë "më shpejt se pica".

Studimi thotë se ashtu si mallra të tjera, gjithnjë e më shumë njerëz presin që droga  të dorëzohet shpejt në derën e tyre. Sipas sondazhit, i cili shqyrtoi mënyrën e jetesës së 130.000 të varurve nga droga dhe 15.000 përdoruesve të kokainës në 44 vende, 30.3 për qind raportuan se mund të merrnin kokainë në vetëm gjysmë ore, ndërsa vetëm gjysma e dërgesave të picerive bëheshin brenda të njëjtës periudhë kohore.

Raporti zbuloi se pothuajse gjysma e përdoruesve të kokainës në Brazil (44.9%) nuk prisnin më shumë se gjysmë ore.

Në Evropë, lista u kryesua nga Holanda me 39.6% të të anketuarve, të cilët janë të kënaqur me ofrimin e shpejtë të drogës.

Në Ishujt britanikë, shpërndarja e shpejtë në shtëpi u raportua nga më shumë se një e treta e anglezëve (36.6%) dhe e skocezëve (37.4%).

Me sa duket, sipas sondazhit, ofrimi i produktit me cilësi më të mirë nuk është i mjaftueshëm për tregtarët e drogës për të fituar zemrat e klientëve.

 Për të qëndruar në biznes, ata kanë përmirësuar shërbimin. Tregtarët tani përpiqen të jenë të parët për të ofruar lëndën narkotike. Ata gjithashtu kanë përshtatur metodat e shpërndarjes për t'u bërë më efikas.

Qasja më e lehtë ndaj drogës si kokaina, thotë studimi, mund të sjellë një konsum më të lartë, i cili lehtë mund të dalë jashtë kontrollit.

EMISIONET