Kokaina "impresionon" Brukselin, Rama: Kaloi portet e BE dhe u kap në Shqipëri

Kokaina "impresionon" Brukselin, Rama: Kaloi portet e BE dhe u kap

Operacioni më i fundit antidrogë i agjencive ligjzbatuese shqiptare ka pasur jehonë pozitive edhe në Bruksel.

Kryeministri Rama duke folur nga Sofja pas takimit me zyrtarët e BE-së Juncker dhe Mogherini, tha se 613 kg kokainë kaluan pa problem portet e Bashkimit Europian dhe u kapën në Shqipëri.

Ai tha se pret që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv pëe negociatat, por shtoi sen duhet punuar deri në qershor me vendet e BE.

Rama: Presim një rekomandim pozitiv nga BE dhe pastaj dhe një përgjigje  pozitive nga vendet anëtare. Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht nga kjo periudhë sa i përket vendeve anëtare pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndëishëm që ka bërë Shqipëria dhe mbase vlen të nënvizohet në fund se edhe operacioni më i fundit nga agjensitë tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit me mbështetjen e prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh por një sasi që përpara sesa të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe faktikisht u ka shpëtuar kontrolleve.

Vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije se ky operacion ishte mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët. Është krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët, është krejt e natyrshme që operacionet të jenë frut i bashkëpunimit me partnerët por në këtë rast është treguar gaditshmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji.Është e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses për të çrrënjosur kanabisin tanimë ja ka lënë vendin fazës së dytë ku lufta jone vjen duke u përshkallëzuar,  gatishmëria jonë duke u rritur dhe patjetër dhe aftësistë e agjencive tona ligjzbatuse duke u provuar në terren me rezultate konkrete.

 Por kryetari i opozitës Lulzim Basha e akuzoi  kryeministrin se e ka kthyer  Shqipërinë në bazë kryesore për furnizimin e Europës me drogë. Këtë sipas tij  nuk e thotë opozita,  por Departamenti Amerikan i Shtetit apo agjencite e tjera ligjzbatuese evropiane.

Basha: Kjo vërteton edhe një herë atë që raportet ndërkombëtare të BE dhe SHBA e kanë thënë, që Shqipëria është kthyer në bazën e furnizimit të Europës me drogë. Shikoni çfarë a ndodhur. Ka marrë 97 ngarkesa nga Kolumbia, ky biznesmen. Droga vinte nga Kolumbia, kokaina vinte nga Kolumbia, siç vjen heroina nga Azia, dhe Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin, pastaj dërgimin drejt Gjermanisë, të vendeve të BE-së.

Këtë kemi patur parasysh kur kemi paralajmëruar se me Edi Ramën është kthyer në një bazë të krimit të organizuar dhe tashmë nuk është opozita, është Departamenti i Shtetit, është EUROPOL-i, që po thonë se kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në një bazë të krimit të organizuar në të gjithë Europën. Një strehë të sigurt të krimit të organizuar për të gjithë europën.

Krimi, politika dhe biznesi janë bërë një, tha Basha, ndërsa u shpreh i bindur se   një sasi prej 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës  nuk mund te kalonte pa garanci shtetërore.

 

EMISIONET