Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tregoi incidentin e ditës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Koka: I rëndësishëm ështën incidenti dje që ka prodhur kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 20 vjetorit të clirimit të Kosovës. protokolli i zotit Rama 20 minuta para se të niste ceremoia ka kërkuar me ngulm që Rama të ishte në foltore të mbante fjalim. Kërkesa i është dorëzuar paraprakisht autoriteteve të protokollit parap[rak që menaxhohej nga zyra e Presidentit të Kosovës dhe pasi është bërë konsultimi nga zyra e protokollit amerikan që menaxhonte protokollin e të gjithë shfaqjes së ceremonisë së djeshme është refuzuar kategorikisht dhe e gjitha kjo është është pasyqryar në qëndrimin e zotit Rama. Gjatë gjithë kohës me syze, që është konsideruar si një sjellje jo e përshtatëshme për një burrë shteti.


/Ora News.tv/